Telegrafi

“Mytma Beatin” vazhdon ‘zbulimin’ e talentëve, kësaj radhe në Mitrovicë

Pamje nga xhirimet e "Mytma Beatin" në Mitrovicë

Artistët e rinj të zhanrit hip-hop tashmë kanë një vend ku mund të promovohen.

Këtë e ka mundësuar emisioni “Mytma Beatin”, që përherë po vjen me të reja nga vende të ndryshme.

Kësaj radhe ekipa ka zgjedhur që të shkojë në Mitrovicë, për të ‘gjurmuar’ talentët e tjerë.

Që të gjithë prej tyre që patën rastin të performojnë para kamerave, dhuruan spektakël për shikuesit.

Emisioni i shtatë me radhë gjithashtu jepet direkt në kanalin zyrtar të “Mytme Beatin” në YouTube.

Ndërkohë për të rejat më të fundit rreth artistëve të rinj dhe emisionit, shikuesit mund të vizitojnë faqen e tyre zyrtare në Instagram, ku shumica edhe mund të bëhen pjesë e “Mytma beatin”, duke realizuar video me këngët që interpretohen në emision. /Telegrafi/