Tashmë është bërë e ditur që emisioni “Mytma Beatin” po sjell talentët e rinj nga të gjitha qytetet e Kosovës.
Gjatë vizitave në vende të ndryshme, artisët kryesisht të rrymës hip-hop po shfaqin talentin e tyre.
Xhirimet e fundit të emisionit janë bërë në Ferizaj, të cilat janë përcjellë afër nga Telegrafi, ndërsa u transmetua në RTV Dukagjini.
Emisioni gjithashtu jepet direkt edhe në kanalin zyrtar të “Mytma Beatin” në YouTube.
Ndërkohë për të rejat më të fundit rreth artistëve të rinj dhe emisionit, shikuesit mund të vizitojnë faqen e tyre zyrtare në Instagram, ku shumica edhe mund të bëhen pjesë e “Mytma beatin”, duke realizuar video me këngët që interpretohen në emision. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Bd2svi9zuc8