Site icon Telegrafi

“Mytma Beatin” sjell në vazhdim artistët e talentuar të Podujevës

Tashmë është bërë e zakonshme që çdo të shtunë të shfaqen talent të rinj nga e gjithë Kosova.

E gjithë kjo falë mundësisë që i është dhënë nga emisioni “Mytma Beatin”, që po promovon artistët e zhanrit hip-hop.

Në episodin e radhës janë prezantuar artist nga qyteti i Podujevës, të cilët dhuruan spektakël për shikuesit.

Emisioni gjithashtu jepet direkt edhe në kanalin zyrtar të “Mytma Beatin” në YouTube.

Ndërkohë për të rejat më të fundit rreth artistëve të rinj dhe emisionit, shikuesit mund të vizitojnë faqen e tyre zyrtare në Instagram, ku shumica edhe mund të bëhen pjesë e “Mytma beatin”, duke realizuar video me këngët që interpretohen në emision. /Telegrafi/

Exit mobile version