Site icon Telegrafi

“Mytma Beatin” përfundon xhirimet në Mitrovicë, zbulon yjet e rinj të hip hopit

Edhe këtë të shtunë (15 maj) në ekranet e juaja nuk do të mungojë njëri nga emisionet më të pëlqyera të momentit “Mytma Beatin”.

Me fillim nga ora 23:00 në RTV Dukagjini, YouTube e Facebook – këtë javë në emisionin e zhanrit hip hop do të performojnë shtatë artistë nga qyteti i Mitrovicës.

Xhirimet janë realizuar gjatë së dielës së kaluar në Veri të Mitrovicës, një pjesë e te cilëve tek Përmendorja e Minatorëve.

Pamje nga xhirimet e “Mytma Beatin” në Mitrovicë

Pas talentëve të zbuluar në Gjakovë, Ferizaj e Podujvë, java e shtatë ishte e rezervuar për yjet e rinj të Mitrovicës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mytma Beatin

Nën moderimin e Ylber Kelmendit, ky emision maratonik do të zgjasë për 12 javë, dhe fituesit të vendit të parë do t’i dhurohet si shpërblim një këngë dhe klip dhuratë nga produksioni i vet prodhimit të emisionit.

Pamje nga xhirimet e “Mytma Beatin” në Mitrovicë

Për të parë më të rejat e emisionit dhe njoftimet e tyre mund t’i shikoni në faqen zyrtare të “Mytma Beatin” në Instagram. /Telegrafi/

Pamje nga xhirimet e “Mytma Beatin” në Mitrovicë

 

Pamje nga xhirimet e “Mytma Beatin” në Mitrovicë
Exit mobile version