Është rrahur deri në vdekje një mysliman në Indi, i cili akuzohej për therjen e një lope.
Siç shkruajnë mediat, 45 vjeçari shënon viktimën e fundit të komunitetit Hindus, që e shohin lopën si të shenjtë.
Rrobaqepësi Siraj Khan u sulmua në distriktin Satna, dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes pasi që nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
“Ne kemi arrestuar katër njerëz, dhe ata tani janë dërguar në mbajtje. Jemi duke hetuar se çka e shkaktoi këtë sulm të tmerrshëm”, kanë thënë organet policore.
Hindus e shohin lopën si të shenjtë, dhe therja e tyre, apo konsumimi i mishit të tyre, është i ndaluar në shumicën e shteteve indiane.
Në shtetin Pradesh therja e lopës dënohet deri me 7 vite burgim, por shumë pjesë të tjera të Indisë japin burg të përjetshëm për këtë shkelje.