Një shofer ka ngjallur zemërim të madh në rrjetet sociale pas njoftimit që kishte nxjerrë për shitjen e makinës.
Siç shihet edhe në foto, në letrën e ngjitur në xhamin e makinës të cilën britaniku e kishte nxjerrë në shitje shkruhej: “Myslimanët të mos më telefonojnë pasi nuk kam për t’ua shitur makinën”.
Për këtë arsye kanë qenë mjaft negative komentet e atyre që kanë parë njoftimin.
Sipas “Daily Mail”, shumë persona e kanë telefonuar djalin e njohur vetëm si Steve, për ta kritikuar për këtë veprim racist.
Ndërkohë që edhe në ueb komentet nuk kanë munguar. “Si mund ta kuptosh fenë e dikujt vetëm duke folur me të? Idiot”, shkruhet në një nga komentet.
Një tjetër komentues thotë: “Të gjithë të telefonojmë Steve që të marrim makinën e tij”.