Në shumë të qytete të botës islame dhe anembanë botës u organizuan manifestime dhe programe të ndryshme me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhammed (Mevlud), raporton Anadolu Agency (AA).
Myslimanët në vende të ndryshme të botës vazhduan traditën e festimit të ditëlindjes së Profetit Muhamed.
Krahas shumë qyteteve në Turqi, me programet e saj tradicionale të tasavvufit, manifestim me rastin e Mevludit u organizua edhe në vende të ndryshme të tjera nga bota islame, me theks të veçantë Jerusalemi dhe Kajro.
Tradicionalisht, myslimanët mbushin xhamitë për ta shënuar ditën e Mevludit.
Pas namazit të natës (Jacisë), ata dëgjojnë këndimin e mevludit dhe vargje nga Kur’ani.
Në disa vende islame, traditë është të përgatiten ëmbëlsira të ndryshme.
Ndryshe, ditëlindja e Profetit Muhamed shënohet në natën e 12-të të muajit Rabi-ul-Evel sipas kalendarit hënor, që këtë vit përkon me natën që lidh 11 dhe 12 dhjetorin sipas kalendarit gregorian.