Viti 2016 ka qenë viti më i mirë i keq ndonjëherë për sulme nëpër xhamia. Ndërsa, myslimanët janë grupi më i paaprovuar në SHBA, si shkak i fjalëve antimyslimane të përdorura nga politikanët konservatorë, shkruan The Independent.
Një studim i ri nga sociologët në Universitetin e Minesotës, i cili analizoi perceptimet e amerikanëve ndaj besimit të pakicave dhe grupeve racore, gjeti se mosmiratimi myslimanëve pothuajse është dyfishuar – nga 26 për qind siç ishte 10 vjet më parë, në 45.5 për qind në vitin 2016.
Politikat ndaj emigracionit, refugjatëve dhe sigurisë kombëtare – në vazhdën e sulmeve të shumta terroriste në mbarë botën – bënë që gati gjysma e të anketuarve të shprehen se nuk duan që fëmija i tyre të martohet me myslimanë, përderisa 10 vite më parë qëndrim të tillë kishin 33.5 për qind e të anketuarve.