Harmony Hachey ka qenë duke bërë dush, kur e ka parë kamerën dhe ka alarmuar menjëherë stafin e hotelit.
Ka qenë recepsionisti, i cili e ka thyer plastikën ku ishte vendosur kamera dhe e ka shkulur atë, transmeton Telegrafi.
Kablloja që ka qenë e lidhur për kamerë, ka dërguar pamjet në dhomën, ku qëndron mirëmbajtësi i hotelit.
Udhëheqësit e hotelit i kanë kërkuar falje Harmonys dhe e kanë njoftuar Policinë për rastin pervers. /Telegrafi/