Site icon Telegrafi

Mysafirja bëri një kërkesë bizare në restorant (Foto)

Kamerierja e njohur vetëm si Chloe, që punon në një restorant të Dublinit në Australi, ka mbetur e befasuar me kërkesën që i ka bërë klientja.

Meqenëse mysafirja nuk ndjehej mirë dhe kishte ‘zhytur’ pantallonat, ajo i ka kërkuar që t’i sjell letër higjienike për tu pastruar në tavolinë, transmeton Telegrafi.

Madje, këtë e ka bërë përmes hapësirës në faturë, që është e destinuar për kërkesa shtesë me ushqim, siç janë qepët e fërguara, pomfri apo salcat e ndryshme.

Kërkon letë higjienike në tavolinën e restorantit

“Poqë se keni një tubë letër higjienike në tualetin restorantit, mund të ma sillni ju lutem”, është kërkesa që e ka bërë gruaja, e cila nuk ka mundur të përmbahet.

Me të kuptuar për porosinë bizare, i gjithë stafi kanë nisur të qeshin, por kanë bërë kujdes që të mos e kuptojë mysafirja.

Megjithatë, fatura që e tregon këtë rast të çuditshëm, ka bërë xhiro në rrjete sociale, sepse është shumë bizare. /Telegrafi/

Exit mobile version