Real Madridi kishte një mysafirë special në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Legias.
Në Santiago Bernabeu, Cristiano Ronaldo kishte ftuar në stadium ish-futbollistin holandez Fernando Ricksen.
Pas ndeshje Ronaldo i dhuroi fanellën e tij që kishte luajtur në atë ndeshje.
Ricksen ka luajtur për skuadra si Fortuna Sittard, AZ Alkmaar, Rangers dhe Zenit Saint Petersburg, por u pensionua në vitin 2013 kur i diagnostikua me ALS.
Ronaldo vazhdon të jetë një model se si një lojtar i madh duhet të përkrahe kauza të drejta. /Telegrafi/