Surprizë aspak e këndshme për banorët e një vile në Sarasota, në Florida.
Të zotët e shtëpisë ishin gati duke u zhytur në pishinë, por konstatuan se ndërkohë ajo ishte e ‘prenotuar’ nga një mysafirë aspak i zakontë, një krokodil.
Familjarët lajmëruan menjëherë policinë, përcjell gsh, të cilët me ndihmën e organizatës që merret me mbrojtjen e kafshëve, “Florida Fish and Wildlife”, mundën ta kapnin reptilin gjigant për ta transferuar në një ambient më të përshtatshëm.
“Fatmirësisht përpara se të zhyteshin sërish në pishinë të zotët e shtëpisë kontrolluan mirë nëse ajo ishte e lirë”, ka shkruar me shaka në Facebook sherifi i zonës.