Trepça ’89 mundi Prishtinën, ndërsa pikë në udhëtim fituan edhe Besa, Hajvalia, Drita dhe Drenica. E vetmja skuadër vendase që shënoi fitore në këtë fundjavë ishte Feronikeli, i cili mposhti Hysin me rezultat 4-2.
Rezultatet
Trepça – Hajvalia 0-0
Feronikeli – Hysi 4-2
Liria – Drenica 1-1
Prishtina – Trepca ‘89 1-2
Llamkos Kosova (v)-Besa 0-0
Vëllaznimi-Drita 0-0
Tabelës i prin Trepça ’89 me 14 pikë, një më shumë se Prishtina që gjendet në vend të dytë. Tri pozitat e fundit i mbajnë Besa, Liria dhe Hysi, që kanë tubuar nga pesë pikë. /Telegrafi/