Një përleshje e rrallë ka shpërthyer në festimet e dasmës derisa një mysafir përplaset me motrën e nuses për buqetën me lule.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përleshja u kap nga kamerat më 31 dhjetor të vitit të kaluar në një hotel në Dublin.
E gjitha kishte ndodhur pasi nusja Amanda Doyle hodhi trëndafilat, ku motra e saj Suzanne dhe mysafiri Marc O’Reilly ishin të padurueshëm duke u munduar për të qenë i pari që i kapi ato.
Suzana kishte qenë ajo që kishte kapur fillimisht buqetën, por Marc reagoi shpejt duke e rrëzuar për tokë dhe duke i marrë lulet prej saj.
Mysafiri pastaj u ngrit dhe triumfalisht u largua nga skena, duke mbajtur buqetën lart mbi kokën e tij. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=j4w9jksVTz8