Rreth 100 ekspertë të marketingut nga 11 shtete të ndryshme të tre kontinenteve marrin pjesë në punëtorinë e trajnimit të fundit në kuadër të projektit ”Politikbërësit e rinj të marketingut për zhvillim të qëndrueshëm”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për aktivitet që mbështetet nga Komisioni Evropian (KE) e destinuar për promovimin e potencialit ekonomik të Maqedonisë, me qëllim të thellimit të njohurive të marketingut përmes prezantimit më të mirë të përbashkët dhe informimit në funksion të lidhjes së drejtpërdrejtë me ekonomiktë e vendeve pjesëmarrëse në projekt.
Pjesëmarrësit janë nga Maqedonia, Bullgaria, Gana, Kirgistani, Nepali, Polonia, Rumania, Kroacia, Sllovakia, Sllovenia dhe Çekia. Aktiviteti mbahet në Strugë./Telegrafi/