Në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) ka vazhuar marrja në pyetje e personave. Kësaj radhe ‘mysafir’ ishte Vlladimir Zdravev, ish-kryetar i këshillit të komunës Qendër të Bashkisë së Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
I njohur si anëtarë i spikatur i OBRM-PDUKM-së, kryesuses këshilli ka qenë nga viti 2009 e deri në vitin 2013, kur u sollën të gjitha ndryshimet e planit urbanistik për t’u zbatuar projekti ”Shkupi 2014”.
Sipas kryetarit të tanishëm të kësaj komune, Andrej Zhernovski, Zdravev ka patur rol aktiv në realizimin e projektit dhe se tetë herë ka udhëtuar deri në Itali, për nevojat e ”Shkupi 2014”./Telegrafi/