Telegrafi

Myrto Uzuni shkëlqen me Granadan, shënon dy gola dhe dhuron një asistim

Myrto Uzuni është kthyer në emrin më të diskutuar të La Liga 2, duke kryesuar renditjen e golashënuesve të këtij kampionati, ndërsa ku në nëntë ndeshje ka realizuar tetë gola dhe ka dhënë një asistim.

Sulmuesi shqiptar luajti për plot 65 minuta dhe ishte protagonist absolut në takimin e javës së 10 të La Liga 2 për Granadan, që fitoi me 5 -0 ndaj Gijon në “Estadio Nuevo Los Carmenes”.

Në minutën e 6’ ishte Uzuni i dhuroi një super asistim për Puertas, që e dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë, duke zhbllokuar rezultatin.


Më pas në minutën e 27’ sulmuesi shqiptar Uzuni e dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë, që ishte i pari në këtë ndeshje.

Në pjesën e dytë vendasit do të realizonin edhe tre gola të tjerë. Uzuni shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij, që ishte një perlë e vërtetë në minutën e 50’.

Jose Callejon dhe Perea shënuan edhe nga një gol në këtë fitore.

Trajneri Aitor Karanka vendosi që ta nxirrte Myrto Uzunin në minutën e 65’ nga fusha e lojës.

Pas javës së 10-të Granada ngjitet në vend të pestë me 17 pikë, teksa Gijon zbret në vend të nëntë me 15 pikë. /Telegrafi/