Myrto Uzuni ka vazhduar shkëlqimin me fanellën e Fernecvarosit edhe në Evropë.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, shënoi në ndeshjen që Ferencvaros e humbi ndaj Celtic në Budapest me rezultat 3-2
Ai arriti të realizonte një supergol, që është i treti në tri ndeshje radhazi.
⏱ 86’ | 2️⃣-3️⃣ | Myrto Uzuni also scores 🙌🦅#Fradi #ftc #ferencvaros pic.twitter.com/OxCjlRm6VB
— Ferencvárosi TC (@Fradi_HU) November 4, 2021
Zhvillohej minuta e 86-të e takimit, kur Uzuni në një pozicion larg porte gjuan dhe dërgon topin në rrjetën e portës kundërshtare.
Edhe pse ekipi i tij u mposht në shtëpi, Uzuni tregoi sërish se po kalon një formë të jashtëzakonshme.
Ferencvarosi ende nuk ka marr asnjë pikë në katër ndeshje të Ligës së Evropës. /Telegrafi/