Myrto Uzuni e ka kaluar Ferencvarosin në epërsi përballë Juventusit.
Dy skuadrat po përballen në kuadër të rrethit të katërt në Ligën e Kampionëve, derisa mysafirët kanë shënuar të parët.
Ishte minuta e 19-të, kur reprezentuesi i Shqipërisë i shënoi një gol të bukur gjigantin nga Serie A.
Po aq e bukur se goli, ishte edhe festa. Ylli shqiptar festoi në stilin Cristiano Ronaldos, i cili në ato momente ishte në fushën e blertë.
Ky është goli i parë i Uzunit në garën më të madhe për klube në Evropë në këtë fazë. /Telegrafi/
https://twitter.com/IASucic/status/1331335116426244099