Site icon Telegrafi

Myleene Klass zbulon surprizën e të dashurit në pesë vjetorin e lidhjes, rikrijoi në kopsht barin ku u takuan për herë të parë

Myleene Klass ka zbuluar mënyrën e ëmbël që i dashuri i saj, Simon Motson, zgjodhi për përvjetorin e tyre të pestë të martesës, duke rikrijuar barin ku ishin takuar për herë të parë.

Përmes disa postimeve në InstaStory, prezantuesja 42 vjeçare u shfaq e habitur për surprizën që i bëri i dashuri duke e krijuar të njëjtin lokal “Little Bar” në pjesën e pasme të shtëpisë së tyre, madje kishte marrë hua edhe tavolinat e karriget e tij.

Të mërkurën, modelja i kushtoi një dedikim special partnerit Simon Beau, për të shënuar pesë vjet që kur u takuan për herë të parë, me një sërë imazhesh së bashku.

Myleene Klass dhe i dashuri i saj (Foto: Instagram)

Në mesin e postimeve, Klass ndau një video të organizimit të festës për përvjetorin e tyre me fonogramin e Elvis Presley “Can’t Help Falling In Love (With You)”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Myleene Klass

Dhoma po ashtu ishte e dekoruar me fotografi ku tregojnë dashurinë dhe lidhjen e tyre që nga fillimi e deri më sot.

“Ne kishim takimin e parë në një bar të quajtur Little House, Kim krijoi atë në kopsht kur unë të vij prej punës në shtëpi”, shkroi ajo.

Myleene Klass (Foto: Instagram)

Dyshja filluan të takohen në vitin 2015, pas ndarjes nga bashkëshorti Graham Quinn në 2012, dhe ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, djalin Apollo, në gusht të vitit tjetër. /Telegrafi/

Myleene Klass (Foto: Instagram)

 

Myleene Klass (Foto: Instagram)

 

Myleene Klass dhe i dashuri i saj (Foto: Instagram)
Exit mobile version