Telegrafi

Myftinia e Tetovës: Qytetarët të mos bëhen viktimë e manipulimeve parazgjedhore

Dje ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor në Maqedoni. Myftinia e Tetovës përmes një komunikate ka bërë thirrje që komuniteti musliman në Tetovë, mos të bëhet viktimë e manipulimeve parazgjedhore, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Të mos keqpërdoret autoriteti i myftiut Qani Nesimi, imamëve, muezinëve dhe mualimëve që janë angazhuar nëpër xhami”, shtojnë ndër të tjera në komunikatë.

Për më tepër, lexoni të plotë në vijim komunikatën e Myftinisë së Tetovës. /Telegrafi/