Site icon Telegrafi

Myftiu Tërnava jep mesazhin për muajin e Ramazanit: Freskon besimtarin dhe shton ndenjën e solidaritetit

Ai tha se agjërimi i Ramazanit e freskon besimtarin dhe shton ndenjën e solidaritetit.

Tërnava apeloi edhe për ruajtjen e familjes, sipas tij, ashtu siç ka krijuar zoti me dy gjini.

“Ramazani është muaj i bekuar që freskon dhe ujitë zemrat dhe mundëson ruajtjen e kultivimin për familjen dhe misionin e saj. Apeloj te të gjithë të angazhohemi në ruajtjen e familjes ashtu siç na ka krijuar zoti me dy gjini”, tha ai.

Ai foli edhe për ndalimin e shkollimit të një vajze me mbulesë në një shkollë në Gjakovë.

“Ky rast shpresojmë të mbetet i izoluar dhe BIK-u dënon rastin e tillë. MAShT të bëjë shfuqizimin e udhëzimit administrativ për ndalimin e shkollimit të vajzave me mbulesë”, tha Tërnava./KP/Telegrafi/.

Exit mobile version