Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pranuar sot edhe dozën e dytë të vaksinës, në luftën kundër Covid-19.
Myftiu Tërnava ka apeluar tek të gjithë qytetarët e vendit që të vaksinohen dhe të mos hezitojnë në vaksinimin e tyre.
Ai e ka quajtur të paarsyeshme çdo tentim për të arsyetuar refuzimin e vaksinimit, ndërsa potencoi se besimtarët janë të obliguar t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për vaksinim.
“Mosmarrja e vaksinës me qëllime të caktuara, ku më pas dëmtohet shëndeti i tjerëve është mëkat i madh në fenë Islame”, tha ai.
Kujtojmë gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 30 raste të vdekjes, derisa 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19./Telegrafi/