Site icon Telegrafi

Myftiu Jusufspahiq: Kosova është djepi i Serbisë

Nuk duam të na copëtohet vendi dhe nuk është e drejtë t’i ndahet djepi këtij vendi, thotë Myftiu i Beogradit, Mustafa Jusufspahiq, duke e paraqitur qëndrimin e Bashkësisë Islame të Serbisë lidhur me këtë çështje.

“Ne nuk e dëshirojmë të jemi një vend i copëtuar dhe kjo nuk është e drejtë për të ndarë [Kosovën] nga djepi i këtij vendi”, tha ai, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Ai gjithashtu thotë se është në interesin e Bashkësisë Islame të Serbisë që në këtë vend të ketë më shumë myslimanë e me shkëputjen e Kosovës myslimanët do të mbesin pakicë.

“Është në interesin tonë të kemi më shumë myslimanë në këtë vend dhe duke ndarë myslimanët e Kosovës bëhen një pakicë në këtë vend. Kjo është ajo që i thashë ministrit të Jashtëm të Gambia, i cili ka rishikuar vendimin e tij për të njohur Pavarësinë e Kosovës. Kjo është diçka që ne mendojmë sinqerisht. Nuk na pëlqen që ndarja e vendit tonë të ndahet dhe nuk është e drejtë të ta ndajmë djepin e vendit”, ka thënë Jusufspahiq.

Duke folur për pozitën e myslimanëve në Serbi, myftiu i Beogradit thekson se myslimanët kanë të gjitha të drejtat kur është fjala për dispozitat ligjore.

“Problemet nganjëherë lindin në praktikë, varet nga komuna në komunë. Ne e vlerësojmë punën e njerëzve që janë të gatshëm të bëjnë diçka të mirë për këtë vend. Bashkësia Islame e Serbisë ka qenë gjithmonë një pjesë integrale e sistemit mbrojtës të vendit”, thotë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version