Kleriku i Arabisë Saudite ka deklaruar se liderët e Iranit nuk janë myslimanë dhe mendojnë për myslimanët Sunni si për armiqtë e tyre, shkruan The Independent.
Myftiu i madh sheiku Abdul-aziz ibn Abdullah Al ah-Sheikh i është përgjigjur liderit të Iranit, i cili denoncoi trajtimin e pelegrinazhit vjetor të Haxhit të Arabisë Saudite, në Mekë.
Myftiu i madh tha se pretendimet e liderit Shiit iranian(Ayatollah) nuk ‘ishin befasuese’ dhe akuzoi liderin iranian si ‘zoroastrianë’, një fe e lashtë para islamike arabe, transmeton KosovaPress.