Telegrafi

Myftinia e Tetovës organizon koncert me ilahi për nder të Fitër Bajramit

Përmes një njoftimi për mediat, Myftinia e Tetovës i njofton të gjithë besimtarët myslimanë të qytetit të Tetovës me rrethinë, se nesër më datë 06.07.2016 (e mërkurë), në bashkëpunim me Komunën e Tetovës organizon manifestim fetar për festën e “Fitër Bajramit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Koncerti me ilahi do të mbahet në kompleksin “Arabati” me fillim në ora 20:30 (pas namazit të akshamit), thuhet në njoftim./Telegrafi/