Site icon Telegrafi

Myfitu Tërnava flet për ngacmimet seksuale në Medresenë “Alauddin”

Kryeimami i Kosovës, Naim Tërnava ka thënë se Medreseja “Alauddin” është e pastër, teksa ka komentuar raportimet e mediave mbi dyshimet për ngacmime seksuale brenda kësaj shkolle fetare.

“Tash e 10 vjet kanë shkruar mediat për këtë problematikë’, tha Tërnava. “Unë inkurajojë prokurorinë dhe politiken, por kam bindjen e thellë se aty çdo gjë është e pastër’, theksoi ai në t7.

“Unë nuk besoj për vete, Medreseja është e shenjtë. Në Medrese punojnë njerëz që kanë skarifikuar gjithçka për këtë vend, për këtë dhe, për këtë atdhe”, ka thënë Tërnava.

Një ditë më parë, imami Emin Behrami ka thënë se profesorët Shemsi Rrahimi e Bahri Simnica kanë abuzuar seksaulisht me medresistet.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka thënë sot se ky rast do të hetohet.

Exit mobile version