Site icon Telegrafi

Myezini turk rrah dhe përplas përtokë të miturin – prokuroria turke nis hetimet pas publikimit të pamjeve

Një hetim gjyqësor dhe administrativ ka filluar kundër 63-vjeçarit, myezinit Necmi G., i cili goditi 9-vjeçarin B.G. për dyshimin se bëri zhurmë brenda xhamisë në rrethin Dortyol të Hatayit.

Muezzin Necmi G, i cili punon në Xhaminë Qendrore të Lagjes, Yeniyurt, rrahu një të mitur me pretendimet se po bënte zhurmë në xhami pasi u lutën.

Pasi e goditi me shuplaka B.G, ai disa herë e përplasi për toke. Këto momente janë kapur nga kamerat dhe janë publikuar në rrjetet sociale, raporton t24.

Pasi imazhet u shpërndanë në mediat sociale, një hetim administrativ filloi kundër myezinit nga Guvernatori i Qarkut Dortyol dhe Myftiu i Qarkut. Ndërkohë, babai Adem G., i cili mori një raport të sulmit ndaj fëmijës së tij, gjithashtu paraqiti një ankesë penale në Prokurorinë Publike.

Zyra e prokurorit nisi gjithashtu një hetim gjyqësor mbi pretendimet. /Telegrafi/

Exit mobile version