Telegrafi

MWC: Sot pritet debutimi i Samsung Galaxy S6 dhe Edge, HTC One M9 dhe Xperia Z4 Tablet

Në anën tjetër, LG e cila para disa ditësh zbuloi katër modele të telefonave të saj — Magna, Spirit, Leon dhe Joy — ka filluar me shitjen e gjeneratës së dytë të LG G Flex 2, dhe e ka promovuar orën e saj të dytë dhe shumë elegante LG Watch Urbane.

Ndërsa Sony, e cila gjithnjë ka pasur një prezencë të fortë në MWC të mërkurën do ta zbuloj tabletin e saj më të ri Xperia Z4 Tablet.

Në këtë shfaqje botërore të teknologjisë nuk do të mungojnë as prodhuesit e famshëm kinez sikurse Lenovo dhe Xiaomi, ndërsa për të rivalizuar me modelee të reja të telefonave në tregun global pritet që debutime të telefonave të ketë edhe nga Microsoft, me modelet e saj të reja të linjës Lumia. (Telegrafi)