Telegrafi

MWC: Përveç Galaxy S5 dhe Gear 2, Samsung prezanton edhe Tab 4

Sipas një raporti i cili është publikuar kohëve të fundit, thuhet se Samsung Galaxy Tab 4 do të prezantohet gjatë kongresit mobil, në një konferencë të veçantë për media.

Pritjet janë që Samsung të prezantojë tri versione të ndryshme të Galaxy Tab 4, njërin me diagonale prej 7 inç, tjetri me 8 inç dhe tjetrin me ekran prej 10.1 inç. Të tri versionet do të vijnë me Android 4.4 KitKat.

Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy Tab 4 përfshijnë edhe procesorin quad core 1.2GHz, baterinë me 6,800 mAh si dhe portin për kartelën microSD. / Telegrafi /