Telegrafi

MWC: Nokia zgjeron linjën Lumia edhe me dy modele të reja

Me lansimet e modeleve të reja, Nokia synon të plotësojë boshllëkun mes modeleve të saj me çmime të ndryshme, për të ofruar më shumë zgjidhje për konsumatorët që nuk duan të paguajnë shumë për një telefon të mençur mobil me platformën e Microsoft. 

Dy modelet e reja të telefonave nga Nokia janë Lumia 720, i cili rangohet më lartë se sa Lumia 620, dhe Lumia 520, i cili ka çmim më të ulët, i cili nuk e tejkalon shumën prej 139 eurosh.

Modeli i ri i cili cilësohet si mesatar, Lumia 720 kushton rreth 249 euro, dhe synon të marr treg të ri në Azi, dhe menjëherë pas lansimit, China Mobile ka thënë se do ta bëjë porosinë e re gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa nuk dihet se kur do të vijë në Evropë dhe SHBA.

Ndërsa, modeli tjetër me processor dual-core 1GHz, Lumia 720 posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4.3 inç dhe ndërfaqen Clear Black, dhe rezolucion të njëjtë të ekranit sikurse Lumia 520. / Telegrafi /