Asus Fonepad posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 7 inç dhe rezolucionin prej 1280 x 800 pikselëve, procesorin e Intel Atom Z420, dhe sistemin operativ Android 4.1 Jelly Bean.
Karakteristikat tjera të Asus Fonepad përfshijnë edhe dy kamerat, atë frontale me 1.2 mega-piksel dhe atë të pasme me 3 mega-piksel.
Asus Fonepad mbështet edhe lidhjen me 3G, ndërsa i njëjti vjen edhe me 1GB RAM si dhe mundësinë e zgjedhjes mes 8 apo 16GB si memorie të brendshe. Çmimi i tabletit do të jetë 249 dollarë. / Telegrafi /