Site icon Telegrafi

MVL kërkon interpretim autentik nga Kuvendi për mandatet e kryetarëve të komunave

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale (MVL) deri tek Qeveria e Maqedonisë ka dorëzuar informacione në lidhje me mandatin e kryetarëve të komunave, në të cilin MVL propozon që Qeveria të dorëzojë kërkesë në Kuvend për interpretim autentik të dy neneve të ligjit për vetëqeverisje lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konkretisht, nenit 53 i cili ka të bëjë me kryerjen e funksionit “kryetar komune”, si dhe nenit 77 i cili ka të bëjë me kryerjen e punës së “këshillit”.

Në informacion, MVL tregon rëndësinë e zgjedhjes formale të çështjes së mandatit të kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal./Telegrafi/

Exit mobile version