Telegrafi

MVJ publikon këngën e re “Mend Mind”

Foto: MVJ/Instagram

Këngëtari shqiptar i cili jeton dhe vepron në Zvicër, MVJ, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Mend Mind” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit RnB.

Kënga është produkt i producentit Cricket, ndërsa për tekstin është kujdesur vet MVJ.

Kënga është vizualizuar edhe me një klip, i cili ka shumë ngjyra dhe i përshtatet tematikës së këngës.

Klipi është realizuar gjithashtu nga MVJ në bashkëpunim me regjisorin Mus Gecaj.

MVJ, emri i vërtetë i të cilit është Jeton Ramiqi, është një 30 vjeçar nga Gjilani, i cili është lindur dhe rritur në Aargau te Zvicrës, ndërsa synon tregun vendor të muzikës. /Telegrafi/