Site icon Telegrafi

Me muzikë përcjellët për në banesën e fundit rapsodi Osman Sefë Mleqani (Video)

Sot i është dhënë lamtumira e fundit njërit prej rapsodëve më të mirë shqiptar, Osman Gashit.

Dje në moshën 70-vjeçare ka vdekur rapsodi i njohur ndryshe si Osman Sefa, ose anëtari i grupit “T’bijtë e Sefë Mleqanit”.

Rapsodi është varrosur në fshatin e lindjes në Mleqan të Malishevës, ndërsa për në banesën e fundit është përcjell me muzikën e krijuar prej tij, transmeton Telegrafi.

Në ceremoninë e varrimit përpos një numri të madh të njerëzve dhe dashamirësve të këngëtarit ka marr pjesë edhe president i Kosovës, Hashim Thaçi dhe disa prej kolegëve të rapsodit.

Lexo po ashtu Vdes rapsodi, Osman Sefë Mleqani

Osmani do të mbahet gjatë në mend për zërin e tij, për muzikën dhe motivet e këngëve që i ka interpretuar. Ai për shkak të teksteve patriotike të këngëve të tij ishte arrestuar kohë pas kohe nga regjimi jugosllav.

Ndër këngët më të pëlqyera, tashme historike në këtë zhanër muzikor, do të mbetën Hikmetja, Ajshja, Kral Nikolla, Ali Pasha, U plaka unë u plak sharkia, Ç’janë këta djem që kanë marrë detin, Ahmet Delia, Kalldremi po më shkon si shah etj. /Telegrafi/

Exit mobile version