Telegrafi

Muzikë dhe valle shqipe në arenën e ndeshjes së NBA (Video)

Për të tretin vit me radhë, në Kanada u organizua me rastin e 28 Nëntorit “Albanian Heritage Night”, ku në arenën e NBA u dëgjua muzikë shqiptare.

Në Air Canada Centre të Torontos në pushimet mes pjesëve të ndeshjes Toronto Raptors dhe Philadelphia u organizua “Mbrëmja e Trashëgimisë Shqiptare”.

Kërcimi i “Shqiponjave të vogla” dhe muzika shqiptare në sfond, përcollën krenari jo vetëm te shqiptarët që ndodheshin me flamujt kuqezi në impiantin sportiv, por edhe për qindra e mijëra të tjerë që e ndoqën nga ekrani. /TCH/