Site icon Telegrafi

Muzikanti ndërron identitetin për shkak të Donald Trumpit (Video)

Fitorja e Donald Trumpit i ka befasuar shumë qytetarë të Shteteve të Bashkuar, ndërsa në mesin e tyre janë edhe artistët.

Muzikanti Niko Segal, emri artistik i të cilit ishte Donnie Trumpet, vendosi ta ndërronte identitetin e tij për shkak të presidentit të zgjedhur të SHBA-ve.

Ai është nga Chicago dhe luan në trombë, ndërsa ia ka ndërruar edhe linkun faqes së tij zyrtare në internet (nga donnietrumpet.com në nicosegal.com).

Lexo po ashtu Analisti amerikan tha se do ta hajë një insekt, nëse Trumpi fiton: Burri si ha fjalët e tij, po insektin si ky! (Video)

Këtë veprim e ka ndërmarrë, pasi nuk dëshiron të lidhet me Trumpin për shkak të ngjashmërisë së mbiemrit.

“Ajo që filloi si një shaka, lojë e thjeshtë fjalësh, tashmë nuk është qesharake. Nuk dua që të më lidhin me tonin urryes të Trumpit. Nuk dua që të mos më kuptojnë. Bindjet e Trumpit nuk janë të miat”, ka shkruar Segal. /Telegrafi/

Exit mobile version