Site icon Telegrafi

Muzikanti e harroi në tren violinën një milion dollarëshe

Violinisti 55-vjeçar e kishte harruar violinën e punuar në vitin 1748 në trenin rajonal që shkonte në drejtim të Munchenit, me të cilin po udhëtonte nga aeroporti për në shtëpi. “Doli nga treni, por harroi ta marrë violinën me vete. Policia filloi hetimet dhe shpejtë gjeti instrumentin e shtrenjtë në tren, në të njëjtin vend ku e kishte harruar”, tha zëdhënësi i policisë për AFP.

Ai tha se muzikanti kërkoi ndihmë mjekësore, por nuk i ndodhi asgjë serioze. “Ishte pak nervoz, pasi mendoi se e kishte humbur violinën përgjithmonë”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version