Tony Rice, i njohur si një nga legjendat kryesore të muzikës ‘bluegrass’ të viteve 1970, vdiq në Ditën e Krishtlindjeve në moshën 69 vjeçare.
Shoqata Ndërkombëtare e Muzikës konfirmoi lajmin në një deklaratë të dhënë për Fox News.
“Me dhimbje të thellë ne i themi lamtumirë një prej zërave dhe muzikantëve ikonë në historinë e ‘Bluegrass’. David Anthony ‘Tony’ Rice vdiq në shtëpinë e tij në Reidsville”, thuhet në deklaratë.
“Për neve dhe për të gjithë ata që e njohën ishte fat, është e pamundur të shprehim me fjalë aftësinë dhe ndikimin e tij të pafund. Si një këngëtar, tekstshkrues dhe kitarist, ka pak që do të përputhen ndonjëherë me ndikimin e tij në bluegrass dhe muzikë akustike”.
Artisti ka qenë po ashtu pjesë e grupit “New South” së bashku me Ricky Skaggs. Ky i fundit ishte në mesin e kuadrit të muzikantëve për të ndarë mendimet e tyre mbi karrierën dhe ndikimin e Rajs pasi lajmet për vdekjen e tij.
‘Bluegrass’ ndërkohë është një zhanër i muzikës amerikane që u zhvillua në vitet 1940 në rajonin Appalachian të Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/
Tony Rice inspired so many including a kid like me from East Tennessee who was in awe of the way he sang and played Me And My Guitar. I’ll never forget seeing him sing that at the IBMA Bluegrass Festival in Owensboro, Ky. It’s printed in my brain forever! Rest In Peace Tony Rice. pic.twitter.com/AZPGZpyCMN
— Kenny Chesney (@kennychesney) December 27, 2020