Donat Rrudhani ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Reprezentuesi i Kosovës ka sjell shumë rrëfime emocionale, mes tyre edhe si e pushtuan lojtarët shqiptarë Aaraun dhe se si muzika tallava nuk ndalej nga mëngjesi deri në mbrëmjë.
“Ka qenë besoj një prej periudhave më të mirë në karrierën time”, kështu e fillon rrëfimin e tij Rrudhani në “Arena e Yjeve”.
“Në zhveshtore përveç muzikës shqip nuk është dëgjuar diçka tjetër”.
“Nga ora 08:00 e mëngjesit, derisa i kemi përfunduar ushtrimet, vetëm muzika tallava është dëgjuar”, ka vazhduar Rrudhani rrëfimin e tij.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Rrudhani i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix, Lasko, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/