Poezi nga: Janice D. Soderling
Përktheu: Fadil Bajraj
Ai ishte larg shtëpisë,
i internuar.
Duke kaluar pranë një dritareje të hapur,
ai buzëqeshi
duke dëgjuar telat e fuqishëm të udit
që drithëronin furishëm.
Pastaj u ul buzë trotuarit dhe qau
si fëmijë.