Telegrafi

Muzika në hapjen e rrugës Demir Kapi-Smokvicë, distancohet Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

Festimi i mbrëmshëm gjatë hapjes së autostradës së re Demir Kapi-Smokvicë me trumbeta dhe muzikë, në njërin nga tunelet e rrugës, është organizuar nga kompania “Aktor” nga Greqia, e cila edhe ka ndërtuar rrugën.

Kjo do të thotë se në këtë festim nuk ka marrë pjesë asnjë institucion shtetëror, ndërsa këtë e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, të cilët janë distancuar nga borit dhe muzika në tunel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“As Ministria e Transportit dhe Lidhjes dhe asnjë institucion tjetër shtetëror, nuk janë organizues të çfarëdo lloj feste”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ata shtojnë se janë institucion transparent dhe përgjegjës dhe se qëllimi i tyre i vetëm është të sigurojnë shërbime cilësore në kuadër të kompetencave të tyre.

Ndërsa nga ndërmarrja “Aktor” thonë se festën e kanë organizuar sipas protokolit dhe se kërkojnë falje nëse ka pasur keqkuptime.

Përndyshe, autostrada Demir Kapi-Smokvicë është përfunduar dhe nga sot është lëshuar për komunikacion të të gjitha veturave./Telegrafi/