Telegrafi

Muzeut të Kosovës i është shtuar edhe një objekt arkeologjik

Me rastin e publikimit të këtij sarkofagu, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Valton Beqiri, ka falënderuar të gjithë arkeologët dhe pjesëtarët italianë të KFOR-it për punën e bërë për zbulimin e këtij objekti.

Beqiri ka thënë se sarkofagu do të qëndrojë përkohësisht në Muzeun e Kosovës, sepse më pastaj do të bartet në Parkun Arkeologjik.

Nga ana tjetër komandanti i KFOR-it, Juzepe Emilio Gay, ka theksuar se është i lumtur që italianët kanë bërë bartjen dhe sigurimin e sarkofagut. Kjo sipas tij tregon se KFOR-i është këtu për të bashkëpunuar me popullin e Kosovës. /ktv/