Për shkak të motit të keq në Francë, muzeu i Luvrit, sikurse “Musée d’Orsay”, është në gjendje alarmi përballë rrezikut për përmbytje për shkak të fryrjes së lumit të Senës.
Për pasojë, muzeu i madh parisian nesër do të qëndrojë i mbyllur për të evakuuar veprat që ndodhen në zonat e rrezikuara.
Janë me dhjetëra qytete në emergjencë me skuadrat e shpëtimit që po punojnë për të shpëtuar personat e bllokuar, ndërsa parashikimet e motit sinjalizojnë një vazhdimësi të situatës edhe në ditët në vijim.
Nga ana tjetër presidenti Francois Hollande deklaroi se në zonat e goditura nga përmbytjet do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.