Muzeu i Strugës ka siguruar nga Ministria e kulturës projekte për mbrojtje preventive të eksponteve muzeore nga dëmtuesit, për konzervimin e materialit të qeramikës nga koleksioni arkeologjik dhe konzervim të mjeteve metalike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Muzeu ka siguruar edhe projektin për përgatitjen e elaboratit për rivalorizim të koleksionit të artit të Vangjel Koxhomanit, ndërkaq janë paraparë edhe punëtori edukative për liqenin e Ohrit dhe për trashëgiminë kulturore të Strugës./Telegrafi/