Telegrafi

Muzeu në SHBA prezanton një përvojë që i lejon mysafirët të ndiejnë ujin e ngrirë që duruan pasagjerët e Titanikut

Një veçori e re rrëqethëse pret vizitorët në Muzeun Titanic në Tennessee të SHBA-së.

Muzeu, një kopje gjysmë përmasash e anijes fatkeqe, ka prezantuar një përvojë interaktive që i lejon mysafirët të ndiejnë ujin e ngrirë që duruan pasagjerët e Titanikut.

Një video e vizitorëve që zhytin duart e tyre në ujë të ftohur deri në -2 gradë Celsius, e njëjta temperaturë si Oqeani Atlantik kur u mbyt Titaniku, është bërë virale.

Eksperienca ka mahnitur internetin, me shumë njerëz që ndajnë reagimet e tyre ndaj të ftohtit rrëqethës, transmeton Telegrafi.

Muzeu, i cili strehon mbi 400 artefakte autentike të Titanikut, ofron një vështrim thellësisht zhytës në historinë e anijes.

Videoja, që tregon reagimet e vizitorëve ndaj ujit të akullt, shërben si një kujtesë e ashpër e vështirësive me të cilat u përballën pasagjerët e Titanikut në atë natë fatale.

Përtej përvojës të ujit, muzeu ofron një sërë ekspozitash dhe aktivitetesh të tjera.

Vizitorët mund të eksplorojnë shkallët madhështore të anijes, të shohin kopje të kabinave të klasit të parë dhe madje të përjetojnë një përplasje të simuluar të ajsbergut.

Bëhet e ditur se ekspozitat edukative dhe gjithëpërfshirëse të muzeut e kanë bërë atë një destinacion popullor për entuziastët e historisë.

Videoja e vizitorëve që përjetojnë ujin e ngrirë jo vetëm që është bërë virale, por ka ndezur edhe biseda për koston njerëzore të fatkeqësisë së Titanikut.

“Nndihem shumë keq për ata njerëz që u desh të vuanin para se të vdisnin ose të shpëtoheshin”, shkroi një përdorues. /Telegrafi/