Site icon Telegrafi

Muzeu i Kosovës pasurohet me “Veshjen e Rrafshit të Dukagjinit”

YUGOSLAVIA. Kosovo. Pec. 1965. Market.

Në kuadër të pasurimit të fondit muzeor, Muzeut të Kosovës sot i është dhuruar “Veshja e Rrafshit të Dukagjinit” – veshje kombëtare e njohur si “Vesha e katunit”, punuar nga Zejnepe Demaj-Beqiraj.

Vesha është punë dore e bërë me kërrabëz dhe gjilpërë, e punuar në vitet 1965-66 të shekullit XX, kur autorja e kësaj veshjeje ishte 21 vjeçe.

Ministres së Kulturës, Vlora Dumoshi, veshën ia dorëzoi e bija e autores, Gjylshane Beqiraj.

Zejnepe Demaj-Beqiraj ka lindur me 25 qershor 1945, në Radavc të Pejës. Në vitin 1965-1966 ishte e fejuar në fshatin Staradran të Istogut dhe bëhej gati për martese. Në këtë periudhë e ka punuar këtë veshje. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Një prej fotografëve më të njohur, në Pejën e vitit 1965 (Foto)

Exit mobile version