Site icon Telegrafi

Muzeu Kombëtar i Brazilit përfshihet nga flakët, në ndërtesën 200 vjeçare kishte rreth 20 milionë artikuj historikë (Video)

Një zjarr i madh shkatërroi të dielën natën Muzeun Kombëtar 200-vjeçar të Brazilit, duke shkatërruar pjesën më të madhe të koleksionit të saj prej 20 milionë artikujve historikë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarrfikësit u angazhuan për të shuar flakët në Muzeun Kombëtar të njohur në Rio de Janeiro në natën e së dielës, ku gjenden artefakte nga Egjipti, arti greko-romak dhe disa prej fosileve të para që u gjetën në Brazil.

Po sipas mediave, deri më tani nuk ka ndonjë informatë për shkakun e mundshëm të zjarrit, e as nëse ka pasur viktima, apo edhe shtrirjen e saktë të dëmit.

Përkundër kësaj bëhet e ditur se zjarri shpërtheu pasi muzeu ishte mbyllur në orën 7:30 të mbrëmjes, dhe u përhap shpejt në të gjithë ndërtesën. /Telegrafi/

Exit mobile version