Muzeu i cili ndodhet në qendër të qytetit të Korçës, mbetet një prej institucioneve më të kërkuara nga radhët e vizitorëve vendas dhe të huaj.
Në mjediset e Muzeut “Gjon Mili” janë 240 fotografi të fotografit me famë botërore. Burimet zyrtare bëjnë me dije se vetëm gjatë muajit gusht muzeun e kanë vizituar më shumë se 600 turistë vendas e të huaj.
Sipas përgjegjësit të këtij Muzeu, Kristi Ktona, turistët e ardhur përfshijnë edhe vendet e largëta si Peruja dhe Australia. /Vizion Plus/