Sot pasdite Kuvendi me propozim të Qeverisë ka emëruar në postin e ministrave pa resor Muzafer Bajram dhe Elvin Hasan.
Bajram do të shërbejë si ministër pa portofol për zbatimin e strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Maqedoni, kurse Elvin Hasan do të shërbej si ministër pa portofol përgjegjës për investimet e huaja.
Bajram dhe Hasan do ta zënë vendin e Adnan Qahil dhe Aksel Ahmedovski, të cilët poashtu në seancën e sotme u shkarkuan nga postet e njëjta të ministrave pa resor.
Zoran Zaev në arsyetimin e shkarkimeve, tha se kjo nuk bëhet nga ndikimet partiake, por është vendim i përbashkët i partnerëve të koalicionit./Telegrafi/